Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë prindër për herë të parë në nëntorin e kaluar. Ata mirëpritën në jetë një vajzë, që e pagëzuan me emrin Marget.

Mirëpo, për sa i portretit të vogëlushes, dyshja janë shumë të rezervuar. Marina është ajo që poston rrallëherë fotos të së bijës.

Ndërkohë, sot, reperi ka ndarë me të gjithë foton e parë me Margetin.

Ata shfaqen duke shijuar perëndimin e diellit pranë detit teksa Geti i dhuron një puthje.
“Jeta e babës”, ka shkruar reperi, ndërsa nuk mungoi dhe një koment nga mami Mina, e cila i komenton: “Bota ime”.