Pak ditë më parë u nda nga jeta regjisorja e njohur, Vjosa Berisha. Lajmin e trishtë e dha bashkëshorti i saj, Fatos Berisha, i cili bëri një postim në profilin e tij në “Instagram”.
Regjisorja e njohur ndodhej në një spital të Londrës, ku po kurohej për kancerin në vezore prej më shumë se një viti.
Pas shumë ngushëllimeve nga personazheve publike, ka reaguar edhe djali i Vjosës, Leka. Ky i fundit ka shpërndarë në “Instagram” disa foto me të ëmën në momente te ndryshme të jetës.
“Deri n’përqafimet tona të ardhshme të dua pafundësisht, përjetësisht e përtej, Ota”, ka shkruar Leka përmbi fotot.
Ndërkohë, ngushëllimet kanë qenë të shumta nga persona të ndryshëm, të cilën ndonëse nuk e kishin njohur personalisht Vjosën, e ndjejnë dhimbjen e largimit të saj pafundësisht.