Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace e minimizoi “alarmin special” bërthamor të shpallur nga Vladimir Putin, duke sugjeruar se presidenti rus donte të largonte njerëzit nga përparimi më i ngadalshëm se sa pritej në pushtim të forcave të tij.
Wallace i tha BBC-së s “Ne nuk do të bëjmë asgjë për të përshkallëzuar në atë zonë, nuk do të bëjmë asgjë për të ushqyer ndonjë llogaritje të gabuar. Ne e marrim atë shumë, shumë seriozisht. Por për momentin kjo është një betejë e retorikës që presidenti Putin po vendos”.
Kremlini ka reaguar duke deklaruar se komentet e Sekretares së Jashtme Liz Truss ishin arsyeja që Rusia vendosi forcat e saj bërthamore në gatishmëri të shtuar, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax.
“Ka pasur deklarata nga përfaqësues të ndryshëm në nivele të ndryshme për situata të mundshme konflikti dhe madje edhe përplasje midis NATO-s dhe Federatës Ruse”, tha Dmitry Peskov, zëdhënës i Vladimir Putin.
“Ne i konsiderojmë deklarata të tilla absolutisht të papranueshme. Unë nuk do t’i emëroj autorët e këtyre deklaratave, megjithëse ishte sekretari i jashtëm britanik.”
Nuk është e qartë se cilat komente nga Truss i kundërshton qeveria ruse, megjithëse të dielën ajo tha se do të mbështeste individë nga Britania e Madhe që t’i bashkohen një force ndërkombëtare për të luftuar për Ukrainën.