Këngëtari i njohur Ardian Bujupi dhe balerina Sabrine Khan janë rikthyer sërish bashkë. Kohët e fundit si Ardiani, ashtu edhe balerina kanë filluar të postojnë sërish foto e video me njëri-tjetrin në Instagram dhe TikTok.
Sigurisht kjo ka marrë vëmendjen e ndjekësve të tyre që kanë nisur të komentojnë dhe aludojnë për raportin. Mirëpo, në njërin koment Sabrine shkruan: “Jemi shokë, pse mendoni se jemi në një lidhje?”.
Zërat rreth lidhjes së tyre filluan pas këngës së artistit shqiptar “Modela” që u publikua në muaj të 2020, ku Sabrine u shfaq si protagoniste. Pas klipit ata u panë shpesh së bashku e nuk i kursyen fotot krah njëri-tjetrit në rrjetet sociale. Madje, ata publikuan disa video mjaft të dyshimta, ku lihej të kuptohet se ndoshta edhe bashkëjetonin dhe se e kaluan bashkë izolimin nga Covid-19 asokohe. Madje për ditëlindjen e modeles autori i hitit “Çika Çika” publikoi një foto ku shihen së bashku në një dhomë gjumi.
Mirëpo, gjërat mes tyre patën një krisje dhe të dy nuk u panë më bashkë. I ftuar në “Shiko kush luan” muaj më vonë, Ardiani u pyet se si e ka emrin “Julieta” e tij dhe artistja tha “Sabrine”. “Julieta” nuk i referohej të dashurës si zakonishte ku paralelizohen historia e dashurisë mes “Romeo dhe Juliet”, por këngës së artistit me titullin “Juliet”. Në këtë këngë, Ardiani flet për një lidhje të shkuar dhe që tashmë kanë mbetur vetëm fotot mes dy ish-partnerëve. Pra, ai konfirmoi se mes tij dhe balerinës ka patur një romancë që ka marrë fund dhe ai i ka dedikuar një këngë.