Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei mirëpriti delegacionet nga Ukraina dhe Rusia për bisedime këtë të hënë, duke i siguruar ata që të ndjehen plotësisht të sigurt.

“Të dashur miq, presidenti i Bjellorusisë më kërkoi t’ju uroj mirëseardhjen. Këtu mund të ndiheni plotësisht të sigurt. Kjo është detyra jonë e shenjtë”, tha Makei.

Presidenti Lukashenko shpreson sinqerisht se gjatë bisedimeve të sotme do të jetë e mundur të gjenden zgjidhje për të gjitha çështjet e kësaj krize. Bjellorusia po luten për këtë. Ne presim me padurim rezultatet.”

Vendndodhja e saktë e bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës të hënën është mbajtur sekret për arsye sigurie.

Bisedimet janë në Bjellorusi, por i vetmi vend që është njoftuar është se ato janë në brigjet e lumit Pripyat në rajonin Gomel të Bjellorusisë.