Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin dhe më pas me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Telefonata me Putinin zgjati një orë e 30 minuta. Macron tha se ai bëri presion për “nevojën për të zbatuar një armëpushim të menjëhershëm”.

Ndërkohë që lufta vazhdon, dy delegacionet, i Rusisë dhe Ukrainës vijojnë bisedimet në Bjellorusi.

Kievi kërkon armëpushim dhe tërheqjen e trupave ruse menjëherë nga territori i saj.