Presidenti rus Vladimir Putin ne fjalën e tij per mediat i bën thirrje ushtrisë ukrainase të marrë pushtetin në Kiev dhe të largojë Zelensky.

Putin tha se ai po lufton një bandë të narkomanëve dhe neo-nazistëve, duke iu referuar udhëheqjes ukrainase.

“Po ju drejtohem edhe një herë ushtarakëve të forcave të armatosura ukrainase: mos lejoni neo-nazistët dhe banderitët të përdorin fëmijët tuaj, gratë tuaja dhe të moshuarit si mburojë njerëzore. Merrni pushtetin në duart tuaja. Duket se ju dhe ne do ta kemi më të lehtë të arrijmë një marrëveshje sesa me atë bandë të narkomanëve dhe neo-nazistëve në Kiev”, tha Putin./g.j