Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar deklaroi se Vladimir Putin i kërkoi ushtrisë së tij që të kishin kontroll të plotë mbi hapësirën ajrore të Ukrainës.

Në përditësimin e fundit të informacioneve të inteligjencës britanike, thuhet se Rusia “ka dështuar të marrë kontrollin e ajrit” dhe kryesisht po mbështetet në armët që lëshohen nga hapësira ruse.

“Marrja e kontrollit të hapësirës ajrore ishte një prej objektivave primar të Rusisë në ditët e para të konfliktit dhe dështimi i tyre i vazhdueshëm për ta arritur këtë ka ngadalësuar ndjeshëm progresin e tyre operacional”, tha Ministria britanike e Mbrojtjes.