Puthja mes Brunos dhe Florjanës ndodhi më në fund, këtë natë në Për’puthen Prime.

Mes dritave dhe rikthimit të momenteve më të bukura të të dyve, surpriza e Brunos për Florianën i la të gjithë pa fjalë.

Në një ambient jashtë studios, ai ia mbylli sytë Florjanës për të mos zbuluar asgjë nga surpriza.

Ai e mbajti në krahë gjatë rrugës që të mbërrinin sa më shpejt tek ambienti special posaçërisht për të.

Më në fund ndodhi puthja që të gjithë mezi e prisnin.

Pas puthjes, Bruno dhe Florjana vendosën të largohen së bashku nga Për’puthen.

Mes shumë emocioneve Bruno i kërkoi ta linin këtë rrugëtim dhe Florjana pranoi.

Para se të largoheshin ata kërcyen për herë të fundit në skenën e Për’puthen.