Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si Ura e Gjolës.

Bëhet me dije sipas Report TV ku pre e një sulmi fizik ka rënë kuzhinieri i njohur Indrit Çela 39-vjeç, miku i Alfio Rrotanit.

Burimet konfirmojnë se Çela është rrahur me grushte, shkela e leva hekuri nga disa persona dhe më pas është lënë në rrugë, ndërsa ka marrë plagë të rënda në kokë dhe fytyrë.

39-vjeçari ishte duke udhëtuar me makinën e tij në momentin që është nxjerrë me dhunë nga 2 persona dhe kanë nisur ta rrahin brutalisht duke e gjuajtur me shkelma dhe leva hekuri ku të munden. Më pas ai është lënë në rrugë i plagosur. Kanë qenë dëshmitarët që panë ngjarjen që ka lajmëruar ambulancën dhe ka ardhur për ta marrë. Çela ishte duke udhëtuar me një Smart me targa AA 062 LR, raporton Report TV.

Ai është dërguar në qendrën shëndetësore të Fushë Krujës për të marr mjekimin e duhur. Megjithatë ajo që e bënë dhe më misterioze këtë ngjarje është se vetë 39-vjeçari ka deklaruar se është aksidentuar nga një makinë që ishte larguar nga vendi i ngjarjes.