Indrit çela, kuzhinieri i njohur pjesë e “Bukë krip e zemër” është rrahur brutalisht në dy persona në zonën e Fushë Krujës.

Ai ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip Smart kur në zonën e njohur si Ura e Gjolës është nxjerrë me dhunë nga dy persona të cilët e kanë rrahur brutalisht me leva dhe sende të forta.

Kanë qenë dëshmitarët që panë ngjarjen të cilët kanë lajmëruar ambulancën e cila e dërgoi në qendrën shëndetësore të Fushë Krujës për të marrë mjekimin e duhur.

Vetë 39-vjeçari ka deklaruar se është aksidentuar nga një makinë që ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk ka pranuar që të jetë rrahur por efektivët e policisë nuk janë bindur nga dëshmia e tij në bazë të plagëve të marra.

Po ashtu një video e publikuar nga redaksia e JOQ, ende e pa konfirmuar ka treguar skenën makabër sesi është dhunuar Çela.