Sekretarja e Jashtme Britanike, Liz Truss, ka bërë një paralajmërim të hidhur, lidhur me qëllimet e Rusisë përtej Ukrainës.

Në një intervistë për Mail on Sunday, Truss thotë se Putini do të hapë luftë edhe me vendet fqinje, përfshirë ato Baltike dhe Ballkanin Perëndimor, nëse do të lejohet të pushtojë Ukrainën.

Ne duhet ta ndalim Putin, sepse ai nuk do të ndalet me Ukrainën”, deklaron sekretarja.

Ai ka qenë mjaft i qartë – ambicia e tij nuk çon vetëm drejt marrjes nën kontroll të Ukrainës, ai kërkon të kthejë kohën mbrapsht në mesin e viteve 90’ apo edhe më herët. Shtetet Baltike janë në rrezik, Ballkani Perëndimor gjithashtu.
Është e rëndësishme që ne dhe aleatët të përballemi me Putin. Mund të jetë Ukraina javën tjetër, por cili vend do të vijë më pas
?”, deklaron Truss.