Presidenti Vladimir Putin bën hapin e radhës drejt luftës duke marrë leje nga parlamenti për përdorimin e forcave ushtarake jashtë Rusisë, raporton the Guardian.

Presidenti rus ka kërkuar nga Dhoma e Lartë e Parlamentit të përdorimin e forcës ushtarake jashtë vendit, pasi njohu dy rajone të Ukrainës lindore, si entitete të pavarura dhe dha urdhër për dërgimin e ushtrisë atje.

“Rusia ka mbetur pa asnjë zgjidhje, duhet leja për të ndërhyrë ushtarakisht jashtë vendit” tha një zyrtar rus.

Rusia njohu pavarësinë e dy rajoneve të Ukrainës lindore, Donjeck-ut dhe Luhansk-ut dhe ka dhënë urdhër për dërgimin e forcave.

Putin akuzoi Ukrainën se është krejtësisht e ndikuar nga Perëndimi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe paralajmëruan sanksione të rënda Rusisë.