Presidenti Valdimir Putin, ka urdhëruar hyrejn e trupave ruse në Ukrainë.

Putin ka njohur rajonet e shkëputura të kontrolluara nga separatistët pro rusë.

Sipas dekretit të firmosur nga Putin, trupat ruse do të performojnë “funksione paqeruajtëse” në zonat e rebelëve.

Gjatë një dalje televizive, Putin tha se Ukraina nuk ka një histori të të qenurit një “shtet i vërtetë”.

Sipas britanikëve, kjo lëvizje është një shenjë “e errët”, e cila dhunon sovranitetin e Ukrainës.

Disa linja ajrore përfshirë air France dhe Lufthansa, kanë ndalur fluturimet mbi hapësirën ajrore të Ukrainës, nga frika e pushtimit.

Perëndimi ka paralajmëruar sanksione ndaj Rusisë.