Zbuluam se cilat shenja të Horoskopit do të dashurohen në muajt e ardhshëm, është koha të shohim se cilat do të kalojnë një verë pasionante, pa domosdoshmërisht se do të fillojnë një lidhje apo do të përmirësojnë atë ekzistuese.
Netët e verës parashikohen të jenë veçanërisht të pasionuara për shenjat e mëposhtme, të cilët duhet të përgatiten për momente të mëdha në jetën e tyre.
Binjakët
Fati është me ju. Afërdita, planeti i dashurisë, kalon në shenjën tuaj nga 22 qershori deri më 17 korrik, duke rritur sharmin tuaj. Ftesa, shëtitje dhe takimet do të jenë të shumta. Këtë verë keni mundësinë të përjetoni shumë momente pasionante, por edhe ta çoni marrëdhënien tuaj në një nivel tjetër. Në çdo rast, mos harroni të sqaroni pozicionin tuaj dhe dëshirat tuaja.
Bricjapi
Si një person që priret t’i japë përparësi vetëdisiplinës dhe arritjes së qëllimeve, këtë sezon mund të ndihet paksa i pakëndshëm. Përqendroheni te pasioni dhe momenti, i cili për ju është i paprecedentë. Ju përpiqeni të jeni të ashpër dhe të mos tregoni fytyrën tuaj të pambrojtur, por njerëzit tuaj e dinë se jeni të ndjeshëm. Lërini të shfaqen emocionet tuaja dhe bëhuni gati për netë plot pasion dhe tension. Me personin e duhur në krah gjithçka mund të bëhet më e thjeshtë, ashtu siç duhet të jetë vera.
Peshqit
Energjia që kalon në jetën tuaj të dashurisë në këtë kohë është emocionuese. Ju jeni ndoshta shenja që do të përjetoni verën më pasionante, ndaj shfrytëzojeni momentin. Lejojini vetes të heqë dorë nga një njohje e re, pa pasur pritshmëri apo kërkesa për një të ardhme të përbashkët. Me sezonin e Gaforres tashmë duke filluar, mundësitë për takime, argëtim dhe kohë të mira janë këtu