Zbardhen detaje të reja nga ngjarja në Selenicë ku Vitrin Çobaj mori peng për 4 orë një familje në fshatin Brataj.
Çobaj ka shkuar për ti blerë viçin familjes së Fatmir Ferraj 2 ditë më parë. Më pas është kthyer në shtëpinë e familjes në orën 6 të mëngjesit të djeshëm.
Ka hyrë dhe ka lidhur kryefamiljarit ndërsa fëmijët i ka mbyllur në një dhomë. Po ashtu ai ngacmuar seksualisht gruan, 41 vjecaren.
Ka qenë vajza e dytë e familjes rreth 15 vjeçe, ajo që ka shpëtuar dhe ka ikur me vrap në fshat, ku ka lajmëruar disa banorë për atë që ka ndodhur.
Kur ka parë që një prej vajzave ka ikur shpëtuar nga dhoma, edhe autori ka lënë banesën, pasi ka marrë dhe lekët që familja kishte siguruar nga shitja e viçit.
Në polici, vajza e madhe e familjes, 17 vjeçarja F.F ka thënë se 38 vjecari ka kryer veprime të turpshme me të. E ka kërcënuar edhe me thikë.
Familja Ferraj gjendet sot në komisariat për të dhënë deklaratat. Ende nuk dihet nëse 38 vjeçari ka abuzuar apo jo të miturën, e cila rezulton gjithashtu invalide.