Temperaturat e larta deri në 45 gradë Celsius, përveç zjarreve të shumta kanë shkaktuar dhe qindra viktima në Europë.
Sipas mediave të huaja mësohet se 1027 persona kanë humbur jetën në Portugali dhe Spanjë deri më tani nga i nxehti.
Gjatë javës që po lëmë pas temperaturat në Spanjë kanë arritur deri në 45 gradë Celsius, duke shkaktuar një sërë vështirësisht shëndetësore te qytetarët, kryesisht te të moshuarit.
Agjencia spanjolle e motit paralajmëroi për temperaturat e larta që do të godasin vendin gjatë ditëve të korrikut.
Ndërsa, në Portugali Ministria e Shëndetësisë tha se gjatë ditëve të fundit kanë humbur jetën 659 persona për shkak të së nxehtit, ku shumica prej tyre i përkasin moshës së moshuar.
Në njoftimin zyrtar të ministrisë thuhej se ditën e enjte ku temperaturat shënuan 40 gradë celsius humbën jetën 440 persona, numri më i lartë i vdekjeve ditore për shkak të motit të nxehtë.
Gjithashtu edhe zjarret kanë shpërthyer në disa rajone, duke përfshirë Castille dhe Leon në Spanjën qëndrore d he Galicia në veri. Në provincën Malaga në Spanjën jugore, zjarret shpërthyen gjatë natës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale te bizneset dhe shtëpitë që ndodheshin aty pranë.