Kur hyjmë në shtëpinë e dikujt në fillim duhet t’i mbyllim sytë, thotë urtësia japoneze.

Çfarë do të thotë kjo?

Krahas edukatës dhe respektimit të mikpritësit, është me rëndësi të mos shikoni përreth shtëpisë dhe të vëreni gjëra të cilat duhet të riparohen, të zgjidhen, të pastrohen.

Pluhuri në dysheme nuk është tipar e zemrave të këtyre njerëzve, lodrat e shpërndara gjithashtu nuk janë tregues i prindërimit të keq. Mbase thjesht nuk ka pasur kohë, force, ato janë jetë të tyre dhe nuk duhet kërkuar shkaqet.

Prandaj në Jashan thuhet mbylli sytë kur hyn në shtëpinë e ndokujt, në mënyrë që të mos i vëreni gjërat e këtilla, por kur del nga shtëpia mbyll gojën.

Nëse flisni keq për mikpritësit tuaj me të tjerët, tregoni mungesë respekti, energji të keqe dhe kjo ju kthehet.

Fjala e urtë japoneze thotë: “Nëse hyni në shtëpi të të tjerëve, aty bëhuni të verbër, ndërsa kur dilni nga shtëpia bëhuni të pagojë. Mos kërkoni të meta në shtëpinë në të cilën hyni, edhe pse i vëreni ato, mos i tregoni askujt”.

Respektoni të tjerët, vlerësoni mikpritjen e tjetrit dhe ai respekt do t’ju kthehet.