Një aksident i frikshëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në aksin e autostradës Milot- Thumane pranë, Fushë Gjormit.
Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierat anësore dhe për pasojë ka marrë plagë të renda. Ai është dërguar për mjeki në Spitalin e Traumes në Tiranë në gjendje të rendë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.