xr:d:DAF5n6b8inw:6,j:494685682639480069,t:24011601

Meteorologia Lajda Porja parashikon mot të ftohtë në vend, gjatë fundjavës. Ajo tha se reshjet e shiut do të dobësohen dhe gjatë natës do të konvertohen në reshje dëbore në zonat juglindore. Një masë ajrore e ftohtë që vjen nga verilindja e Evropës, do të sjellë rënie të madhe temperaturash.

“Pas mesanatës do të kemi ndërprerjen e shirave dhe depërtimin e një tjetër mase të ftohtë e cila do të kthehet në një stuhi ere gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës. Kjo masë e ftohtë polare do të bëj që nesër temperaturat mund të arrijnë deri në -3 gradë Celsius ndërsa të djelën në vendet malore deri në -5 gradë Celsius, por që gradualisht do përmisohen në javën e ardhshme. Gjatë të shtunës do të jetë problematike era shumë e fortë e cila mund të arrijë deri në 100 km në orë në zonat bregdetare”, tha meteorologia Lajda Porja./gazetajone