Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur ne lidhje me pastrimin e parave dhe te ardhurat kriminale duke theksuar ku eshte prezent ne ekonomi krimi i organizuar shqiptar.

Gjatë intervistës ne RTSH, prokurori Altin Dumani vuri theksin dhe te lufta ndaj krimit të organizuar që po zhvillon SPAK-u, pasi krimi i organizuar shqiptar është i përhapur thuajse në të gjithë Evropën, madje deri në Amerikën Latine.

“Krimi i organizuar shqiptar është i orientuar kryesisht drejt trafikimit të drogave të forta. Nuk është problem vetëm për Shqipërinë, por edhe për shumë vende në Evropë, deri në Amerikën Latine. Kemi shtuar bashkëpunimin ndërkombëtar. /gazetajone