Dashi

Kjo javë e fundit e korrikut premton diçka më shumë në planin sentimental. Beqaret duhet të tregohen më të hapur ndaj gjërave të reja dhe të mos nënvlerësojnë një miqësi që ka lindur së fundmi. Do t’ju shtohen shpenzimet, tregohuni të kujdesshëm dhe mos iu dorëzoni impulsit të momentit. Një humbje ose një shpërngulje ju ka trazuar rutinën e përditshme dhe mendjen tuaj. Leximi do t’ju ndihmojë të shëroni plagët dhe do t’ju mbajë të zënë me punë. Bëni kujdes me dietën dhe mbani në kontroll tensionin e gjakut.

Demi

Në këtë javë të nxehtë të fundit të korrikut, do të bënit mirë të mos e nënvlerësoni trafikun dhe vapën jashtë. Ruhuni sa më shumë dhe shmangni daljet në mesditë. Konsumoni më shumë fruta dhe perime se zakonisht. Përgatituni që vjeshta t’ju gjejë mirë me shëndet. Ka nga ata që kanë takuar një person të veçantë për të cilin u rreh zemra fort. Mos ia shprehni menjëherë dashurinë dhe më parë sigurohuni nëse jeni të gatshëm të filloni një lidhje të re. Probleme në familje në lidhje me një çështje pronësie.

Binjakët

Çiftet e martuara apo që bashkëjetojnë duket se janë në krizë. Ndoshta ju ka përfshirë monotonia ose jeni lodhur duke debatuar gjithmonë me partnerin. Ndiheni të nënvlerësuar dhe do të dëshironit t’ju kuptonin dhe t’ju ndihmonin. Nëse nuk arrini ta gjeni gjuhën e përbashkët me partnerin, është më mirë që ta mbyllni atë lidhje, pasi jeta është e shkurtër! Mos e lejoni veten të ndikoheni nga mosha apo pozicioni që keni. Kush është në marrëdhënie pune, pretendon për rritje rroge, nisur edhe nga rritja e çmimeve. Nëse jua refuzojnë kërkesën, kërkoni për mundësi të reja.

Gaforrja

Kjo do të jetë një javë e rëndësishme për ju në aspektin profesional. Nëse nuk e keni marrë punën seriozisht, tani po vuani pasojat. Përgjegjësitë që keni mbi vete po jua prishin qetësinë. Megjithatë, bëni një përpjekje dhe vendosni shëndetin dhe mirëqenien tuaj në radhë të parë. Nëse problemi qëndron te puna dhe ju jeni një profesionist i pavarur, atëherë merrni parasysh që duhet të bëni ndryshime dhe të ecni me hapin e kohës. Beqarët do të jenë të favorizuar. Edhe ata që janë të përfshirë prej kohësh në një lidhje serioze, do të kalojnë mbrëmje pasionante. Së shpejti do të bëni plane në çift, distancat mes jush do të shkurtohen!

Luani

Do t’i kaloni të gjitha parashikimet. Gjithçka do t’ju shkojë sipas planit ose dhe më mirë nga ç’e prisni. Vendosmëria që e dallon një Luan tani do të dalë edhe më në pah. Merrni në konsideratë ofertat e punës ose propozimet që do t’ju bëhen. Lidhja në çift do të bëhet më pasionate. Do t’ju rindizen ndjenjat dhe do të përjetoni çaste të paharrueshme. Pavarësisht situatës së favorshme, mos e neglizhoni mirëqenien tuaj! Marrja me aktivitet sportiv mund t’ju bëjë veçse mirë.

Virgjëresha

Kohët e fundit gjërat ju kanë ecur mbarë në aspektin e ndjenjave. Do të investoni në profesionin tuaj apo në ndonjë projekt që ka vërtet shumë rëndësi për ju. Ata që kanë pësuar një humbje ose një ndarje nuk duhet të pretendojnë se janë mirë, por të pranojnë atë që ka ndodhur dhe të përpiqen të ecin përpara duke i dhënë vetes forcë. Kur gjërat duket se shkojnë keq, ndryshimi i ambientit është zgjidhja më e mirë. Pushimet po afrojnë, preferoni zonat bregdetare, por jo shumë kaotike, sepse keni nevojë për qetësi dhe që të lidheni me natyrën.

Peshorja

Këtë javë do mbyllni disa punë dhe më në fund do të arrini të mblidhni forcat. Përpara se të lini gjithçka dhe të largoheni, reflektoni dhe lejoni mendjen tuaj të rikarikojë bateritë. Nga gushti e tutje jeta juaj mund të ndryshojë, nëse është për mirë apo për keq kjo do të varet tërësisht nga ju. Kujdesuni për shëndetin, nuk janë të këshillueshme shëtitjet buzë detit në orët e nxehta të ditës. Mos e teproni me shpenzimet, shmangni blerjet impulsive. Ata që janë beqarë duket se kanë rënë në dashuri me dikë që e shohin mjaft shpesh. Kushdo që është në çift, është gati të bëjë gjithçka për partnerin!

Akrepi

Keni një mijë ëndrra dhe shumë ambicie, por që të arrini t’i realizoni duhet t’i keni idetë të qarta dhe të jeni të qetë. Ju jeni një shenjë që vepron me impuls. Sa herë që shikoni një ofertë ose një çmim joshës, menjëherë hapni portofolin, por më vonë përfundoni duke u penduar. Edhe gjatë javës mund të bini në grackën e konsumizmit. Mos u mashtroni dhe qëndroni të qetë. Kujdesuni për familjen dhe veten, që duket se e keni lënë pas dore këto kohët e fundit! Fundjava do të jetë argëtuese. Stakojeni spinën dhe mos e mbani mendjen te shqetësimet.

Shigjetari

Nga kjo javë deri në fund të gushtit do të bënit mirë të mbani sytë hapur dhe portofolin të mbyllur fort. Do të ndodhin ngjarje të paparashikuara dhe do të ketë debate dhe keqkuptime mes kolegëve, partnerëve dhe familjarëve. Stuhia me të cilën do të përballeni, do t’ju shërbejë që të jeni më të guximshëm në fazën e fundit të vitit. Mundohuni të përmbaheni dhe t’i shtrini këmbët sa keni jorganin. Një dashuri e vjetër mund të rikthehet dhe diçka ose dikush do ta trazojë jetën tuaj në çift. Nëse jeni të martuar ose bashkëjetoni, shmangni tradhtinë dhe akuzat: merrni përgjegjësitë tuaja. Mos e ekspozoni veten shumë në rrezet e diellit, nxirja e tepërt është jashtë modës!

Bricjapi

Është koha për të bërë një bilanc në nivel profesional dhe sentimental. Gjatë kësaj pjese të parë të vitit gjërat ecën ngadalë dhe ju u mërzitët shumë. Edhe në punë jeni përballur me vështirësi. Mundohuni t’i kapërceni ato dhe të ngriheni përsëri në këmbë. Qëndrimi në vend numëro dhe ankesat nuk do ta përmirësojnë cilësinë e jetës suaj, përkundrazi! Kini besim te vetja, edhe pse disa probleme jua prishin gjumin. Mos lini pas dore shëndetin. Mbani dietë dhe pini shumë ujë.

Ujori

Ata që kanë vese do të bënin mirë t’i hiqnin ato. Brenda vetes keni një dëshirë të madhe për të ndryshuar për mirë dhe për të nisur një jetë të re, por nëse qëndroni të gozhduar në divan ose të përkundur në ëndërrime të kota në kujtim të kohëve të shkuara, nuk do të shkoni askund. Mos gjeni justifikime duke i thënë vetes se jeni shumë i vjetër për të bërë diçka ose se jeni i patalentuar. Fjalët janë të tepërta, përvishni mëngët dhe përpiquni deri në fund. Me vendosmëri dhe këmbëngulje do ta keni botën në duart tuaja! Ndërkohë, hani më mirë dhe mos e teproni me pica dhe barbekju në natyrë: është shumë nxehtë për të ndezur prushin!

Peshqit

Kjo javë do t’ju gjejë të ngarkuar me punë. Ndoshta do të keni vështirësi me përgatitjet për pushime ose për ndonjë eveniment që e prisnit prej kohësh. Ndoshta do t’ju duhet të mbështesni një kauzë ose të mbyllni një marrëveshje. Dikush mund t’ju prishë punë, duke ju bërë dyshues. Mos u stërmundoni dhe kujdesuni për veten. Bëni më shumë stërvitje dhe mos e teproni me ëmbëlsirat dhe pijet e gazuara. Hëna e re të enjten do t’ju ndihmojë që të keni më shumë besim te vetja. Ata që janë beqarë do të donin të dashuroheshin me dikë shumë romantik, por jini realistë. Çiftet mund të futen në grindje, por asgjë serioze. Fundjava do të jetë e mbushur me ngjarje dhe gushti po ashtu.