Blerim Destani është ndër personat më të afërt të Noizy-t. Në një intervistë për “Abc e pasdites” ai tregoi se ndonëse mes shumë punësh, komunikimet me Noizyn janë të vazhdueshme.
“Unë e pyes atë, jo ai. E kam thirrur, më thotë prit 5 minuta ta mendoj dhe të thërras përsëri. Në fakt jam unë që e pyes për diçka, jo ai.”, tha aktori.
Teksa i drejtonte një mesazh mikut të tij, Blerim Destani zbuloi ndoshta dhe një detaj ende të paditur nga publiku. A mund të jetë ky koncerti i lamtumirës nga Noizy?

“Ai tenton apo mendon sëshpejti ta mbaroj karrierën dhe do doja që mos të ndodhte kjo. Është një njeri shumë i lartë. Shqipëria më 2 milion banorë, të jesh aq i suksesshëm sikur është Noizy meriton një mburrje për të gjithë ne dhe shpresojmë mos të ndalojë kurrë”, tha Blerim Destani.