Një postim i bërë nga Arbana Osmani pasditen e sotme në rrjetet sociale ka marrë gjithë vëmendjen e ndjekësve. Dhe këtë herë nuk lidhet me të por me aktorin e njohur shqiptar Blerim Destani.

Moderatorja ka ndarë një foto në Instagram ku shihet me Blerimin dhe krah saj shkruan se po flasin për filma dhe për fëmijë. “Duke folur për filmat….dhe fëmijët”, ka shkruar Arbana duke e shoqëruar edhe me një emoji duke shkelur syrin.

Të gjithëve iu ka bërë përshtypje fakti që Arbana ka shkruar se po flasin për fëmijët dhe emoji i përdorur. Në mediat sociale janë ngritur menjëherë dyshimet se mos vallë aktori është bërë baba në fshehtësi? Ai është i rezervuar përsa i përket jetës private, por këto fjalët e Arbanës janë paska dyshuese.

Blerimi ka zbuluar prej javësh se është rikthyer pas 4 vitesh në Shqipëri për një projekt. Ai po xhiron në vendin tonë filmin e ri me titull “Në det është parajsa”, ku do shfaqen edhe aktorë të tjerë shqiptarë si Ndriçim Xhepa, Romir Zall etj.

I pyetur rreth jetës private në një intervistë me ‘Shqipëria Live’ edhe këtë herë ai zgjodhi mos të tregojë asgjë. Blerimi u shpreh se ‘një dasmë e madhe tradicionale do ishte mirë, por nuk i dihet’. “Unë nuk e di por ato që më njohin unë jetën private ta mbaj private, puna është punë, natyrisht që një dasmë e madhe është mirë të jetë por nuk i dihet. Një dasmë si i bëjmë ne shqiptarët akoma nuk e di”, tha Destani.