Zhaklina Lekatari ndau momente nga jeta e saj profesionale dhe familjare.

Tanimë të gjithë e dimë që Zhaklina flet troç për jetën seksuale, saqë këtë e shohim edhe në stilin e saj, sikurse ishte vibratori varëse që e kishte të vendosur ditën e sotme.

Sigurisht që të jetë e profilizuar si blogerja e seksit duket se ka pasur edhe një kosto për Zhaklinën sepse sikurse ajo e tha është ende vetëm, ndoshta se nuk ka gjetur të duhurin ose s’ka të duhur ose ndoshta pasojë e jetës së saj profesionale. Një lajm më herët shkruante se Zhaku kishte 10 vjet pa të dashur, për të cilën gazetarja tha se është abuzuar me këtë rast.

“U abuzua me lajmin sepse unë kam 10 vjet pa një marrëdhënie të konsoliduar. Po sigurisht që nuk është se unë nuk kam bërë dating apo nuk kam dalë, por unë kam 10 vjet që nuk kam qenë e angazhuar në një marrëdhënie serioze. Kur ti bën dating për tre muaj me një person, unë nuk mendoj që atë tre mujor ti do ta quash lidhje”, tha ajo per Abc.

Ne mësuam se jeta e saj e ndarë mes Italisë dhe Shqipërisë ishte paksa dhe me ngjyra gri, teksa na tregoi se në shtetin fqinjë ishte adoptuar nga një familje italiane, e mbante kontakte me nënën biologjike pasi babanë e ka humbur kur ende ishte në moshë të vogël.

“Unë nuk bëj fëmijë dhe ndodhi gjithë kjo ping pong në jetën time, të gjitha lëvizjet që unë nuk vendosja. Ia kam premtuar vetes që nuk do ia bëja kurrë fëmijës time. Prandaj liria është e rëndësishme për mua, dhe jo ajo seksuale por liria për të vendosur. Jo nuk dua të bëhem me fëmijë. Nëse do ndërroj mendje kam qejf të adoptoj, dhe mendoj që është një zgjedhje shumë e mirë”.

Gjendur në kushte të tilla ende nuk është në gjendje kë të fali ose jo, sepse në këtë çështje është thjesht një njeri ‘sepse disa herë i dënon, disa herë i justifikon e disa herë i kupton’.