Prishja e miqësisë së Noizyt dhe Mozzik ishte kryefjalë e mediave sociale ditën e djeshme. Por si reagoi Loredana?

Reperja ka qenë mbrëmjen e djeshme duke festuar me mikeshat e saj dhe duke kërcyer me këngët e Noizyt. Një nga mikeshat e saj ka ndarë një video ku shihen duke kënduar ‘Nuk kanë besu’ teksa ka etiketuar edhe Noizyn. Ky i fundit e ka rishpërndarë videon në llogarinë e tij në Instagram.

Veprimi i Loredanës ka marrë goxha vëmendje dhe nga një pjesë e njerëzve shihet si një mbështetje ndaj Noizyt dhe ironi ndaj ish-partnerit të saj. Të tjerë janë të mendimit se videoja nuk ka lidhje me marrëdhënien e Mozzik dhe Noizyt.

Ditën e djeshme fansat vunë re se dy reperët kanë fshirë bashkëpunimin muzikor të titulluar “Bonjour Madame”. Kënga ka qenë në kanalin e YouTube të Mozzik dhe ka gjasa që të ketë qenë pikërisht ky i fundit ai që ka vendosur të fshijë projektin e tyre të përbashkët duke konfirmuar atë që përflitet prej kohësh: dy reperët nuk janë më miq. Për më tepër ata kanë fshirë edhe postimet e tyre me njëri- tjetrin në rrjetet sociale.

Një muaj më parë Noizy bashkëpunoi me ish-partneren e Mozzik, Loredana, me të cilën solli një këngë me titull ‘Heart Attack’. Në të njëjtën ditë u lançua dhe bashkëpunimi i Mozzik me Butrint Imerin dhe Tayna-n me titullin “Pare”. Artistët u duk se u vunë në një garë me njëri-tjetrin se kush do merrte më shumë klikime. “Mos harroni diçka… Shohim se kush është trending në vendin e parë. Trending nuk blihet”– shkroi Noizy në një status duke nënkuptuar se Mozzik kishte blerë klikime. Në një postim tjetër ai i bëri ‘tag’ Denis Avdiut i cili është pjesë e ‘AVD Digital’ dhe ka qenë bashkëpuntor i këngës së Butrintit, Taynës dhe Mozzik. Teksa postoi foton me profilin e Denisit, reperi shkroi krahas saj: “Ky është kingu që shpëton këngëtarët me klikime nga Pluto dhe Jupiter, @avdiudenis legjend bravo”.

Për më tepër, në rrjet ka patur aludime lidhur me raportin e Noizyt me Loredanën dhe dyshime se mes tyre ka patur diçka më shumë se miqësi dhe bashkëpunim. Madje, Cllevio ka bërë një deklaratë të fortë duke u shprehur para sherrit me Noizyn: “E dini çfarë mësova sot për Loredanën? E ka kapur Noizy. Për shkak të kësaj Noizy s’flet më me Mozzikun”. | “Trending nuk blihet”/ Noizy thumbon Butrint Imerin, Taynën dhe Mozzik në rrjetet sociale?

Në muajin gusht Noizy do mbajë një koncert në Tiranë, që e ka konsideruar si më të madhin ndonjëherë në vendin tonë. Ai ka ftuar artistë të shumtë shqiptarë për të performuar krah tij si Finem dhe Solo, Ledri Vula, Ardian Bujupi, Dhurata Dora, Kida, Duda, Yll Limani, Loredana etj. Që në fillim u vu re mungesa e Mozzik. Noizy kishte ftuar të gjithë artistët me të cilët ka bashkëpunuar, pasi ashtu siç tha edhe vetë, të ketë mundësi që këngët e tyre t’i këndojnë bahskë në koncert dhe jo vetëm. Mirëpo, në këtë list nuk kishte vend për Mozzik. | Stresi dhe Noizy bashkohen për herë të parë në skenë pasi i dhanë fund armiqësisë?

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes dy reperëve dhe kush është shkaku i prishjes së miqësisë, por me siguri e vërteta do zbulohet shumë shpejt.