Bashkëshortja e Shpat Kasapit, Selvije Jao zhvilloi një intervistë virutale me ndjekësit e saj në Instagram, ku iu përgjigj pyetjeve. Një prej ndjekësve e pyeti Selvijen se çfarë mendimi ka për ish të dashurat e tij dhe ajo nuk hezitoi të përgjigjej.
Selvija i habiti të gjithë me përgjigjen e saj që është për tu vlerësuar pasi shumë pak mendojnë sot në këtë mënyrë për ish-at e partnerit.
Selvija u shpreh se i respekton të gjitha femrat që Shpati ka pasur në jetën e tij dhe se çdo impakt që ata kanë lënë tek ai e kanë “formuar në jetë.”
“Ish-at? Pse aq shumë ka pasur? (qesh) Ato që unë njoh janë yje. Ashtu si ju dhe unë lidhjet që ka pasur Shpati i kam parë nga televizori. Nuk kam qenë pjesë e të kaluarës së tij dhe nuk më takon mua të flas ose të mendoj diçka për ish-at e tij. Respektoj çdo femër që ka qenë në jetën e Shpatit. Çdo zgjedhje e tij e respektoj pasi ashtu respektoj dhe veten sepse dhe unë jam zgjedhje e Shpatit. Çdo kush ka lënë impakt të mirë dhe të keq tek Shpati që e kanë formuar në jetë. Mua s’më takon të flas asgjë vetëm të respektoj dhe të flas fjalët më të mira për një femër”, u përgjigj Selvija.