Ngushëllime të shumta kanë ardhur pasi aktori shqiptar Florind Belliu humbi jetën duke u hedhur nga kati i gjashtë i banesës së tij në New York së bashku me gruan e tij Ornelën.

Një ndër ta ishte dhe ai i aktorit të Portokallisë Igen Çela, i njohur si Xhoda, i cili në një postim në Instagram shfaqet i pikëlluar dhe shkruan se nuk do t’i harrojë kurrë kujtimet që ka me 35-vjeçarin, i cili kishte pasion aktrimin.

Ma copëtove zemrën shoku im i shtrenjtë. Nuk e besoj që ike kështu bashkë me Ornelën. Nuk më besohet që po bëj këtë status për ty. Je i ngulitur në mendjen time dhe zemrën time për gjith ato kujtime të bukura që kemi bashkë dhe pasionin që ndanim për aktrimin. Ju shkoftë Shpirti në paqe të dyve shoku im i shtrenjtë dhe Zoti i dhëntë forcë familjes tënde në këto momente të vështira.”-shkroi ai.

Trupat e Florindit 35 vjeç dhe Ornelës, 28 vjeç, u gjetën në oborrin e pasmë të  2199 Cruger Ave rreth orës 9:15 të mëngjesit të së shtunës, tha policia. Detektivët po hetojnë të gjitha këndvështrimet e mundshme, vetëvrasje të dyfishtë, vetëvrasje me vrasje, tha policia.