Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me sulmin që nënkomisarja e Elbasanit Anisa Kostani u bëri mediave në lidhje me vrasjet e Madrit Ulqinakut mbrëmjen e djeshme. Me anë të një postimi në Instagram, Kostani ka sulmuar gazetarët, që sipas saj vetëm sa hedhin poshtë punën e Policisë së Shtetit.
Gazetari Hoxha me anë të një postimi në Facebook, ka ironizuar postimin e saj duke shkruar se nepërka e verdhë e saj ka dalë nga kafazi për të pickuar gjithë gazetarët e Elbasanit.
Postimi i Hoxhës:
Aldi Hilmi Kozaria gjej vrime ku te futesh!!!
Sapo me njoftuan se neperka e verdhe e asaj bjondes, paska dale nga kafazi dhe do helmoje gjithe gazetaret e Elbasanit