Qarkulloi sot në rrjet një lajm sipas të cilit Ermal Mamaqi i kishte shtuar klientit 6000 euro në faturë për vetëm një foto me të në restorantin e tij.
Me lajmin ishte bashkëngjitur dhe mesazhi që pretendohej të ishte dërguar nga klienti i restorantit në një ndër portalet më të ndjekura në vend. Por me anë të një videoje të publikuar në Instagram, Ermali ka sqaruar të vërtetën duke treguar se bëhej fjalë për një rreng. Madje mesazhi i dërguar te portali ishte shkruar nga vetë ai.
Ermali tregon se portali jo vetëm që e ka publikuar mesazhin, por i ka shtuar dhe fjalë të tjera. Producenti jep dhe një mesazh sesi qytetarët nuk duhet të bien pre e lajmeve të rreme nëpër portale.
Reagimi i plotë i Ermalit: Miq po bëj këtë video sepse dua të ndaj diçka me ju.
Para disa ditësh tek po rrinim këtu te lokali im mendova të bëj një rreng njërit nga portalet më të ndjekur në Shqipëri. Morëm një faturë dhe shkruajtëm një rrjesht sikur kishim faturuar 6000 euro një klient për një foto me mua. Dhe ja derguam portalit duke i shkruar fiks këtë mesazh ankues. Dhe ata e hëngrën. (Peshk që bie në grep) E postuan lajmin madje duke i shtuar dhe fjalë të tjera që ne nuk i kishim thënë. (Gabiiiim). Dhe e dini nga e di? Sepse e kemi shkruar dhe dërguar vetë atë faturë në redaksi. E bëra këtë miq për dy arsye:
Që t’i benim reklamë Restorantit Menam. Unë bëj foto me klientët si çdo moment që bëj foto në rrugë me njerëz që duan të dalin me mua.
Që të kuptoni si funksionon Bota e Portaleve. Mediat online.
Nuk ka asnjë filter, nuk ka asnjë standart që të vërtetojë lajmin para se të publikojë.
Ështe nje informacion kaq vulnerable dhe i pabesueshëm saqe ti nuk di më kujt t’i besosh. Si pronar xing.al, sigurisht që dhe ne nuk përjashtohemi nga ky vulnerabilitet informacioni për shkak të presionit dhe shpejtësisë që media online kërkon për të qëndruar në krye të tregut, por kurrë me dashakeqësi dhe gjithmonë duke bërë të pamundurën për të verfikuar dhe mos cënuar njeri.
Sgurisht që detyra e medias është të denoncojë dhe të thotë të vërtetën. Por të thotë të vërtetën dhe jo të shpifi nga një sinjal që dikush dashakeq dërgon për ty. Ashtu siç ndodhi disa ditë më parë me një lajm që u publikua për mua, një lajm që une kam pushtuar një liqen në Valbonë dhe që badigardët e mi u përleshën me njerëzit që donin të vizitonin liqenin.
E para unë nuk kam badigard dhe e dyta ne ishim në një seancë meditimi dhe ishim ulur në zonën e liqenit. Si mund të luftojnë ca njerëz që kanë mbyllur sytë dhe po mendojnë pozitivisht?
Personalisht I kam hequr nga rrjetet e mia të gjithë portalet që sjellin negativitet dhe nxisin urrejtje për njerëzit.
Ashtu siç shkruhej dhe në lajmin e fundit ku gazetari shkruan se me të ngjeshur i detyrojmë njerëzit që të jenë pjesë të trajnimeve nga 20.000 euro.
Miq e para ne nuk detyrojmë njeri dhe e dyta jemi të vetmit që kemi një rregull. Eja dhe nëse trajnimi nuk të pëlqeu atëherë të kthejmë paratë 100% mbrapsht.
Pavarsisht se e kuptoj nga buron gjithë ky negativitet dhe mllef kundër njerëzve që duan të ndajnë histori suksesi dhe mënyra si të jesh I lumtur desha t’ju kërkoj një nder. Kur të shikoni lajme të tilla, ose të jeni gati për të komentuar me lloj lloj fyerjesh nëpër komentet e lajmeve të njerëzve publik, mendohuni pak.
Mbyll sytë dhe mendoje pak veten në vendin e personit që po mallkon. Pasi ky person ka familje, fëmijë, miq dhe kolegë të cilët do të preken nga ky koment i joti për këtë lajm të pavërtetë.
Miq në fund të këtij sqarimi ju falenderoj që më dëgjuat dhe ju uroj çdo të mirë.
Rikthehemi me trajnimet në shtator. Fokus te e mira dhe merruni më pak me lajme dhe portale sepse do të rregulloni ndjeshëm kualitetin e jetës tuaj.
Paqe. Ermali.
https://www.instagram.com/reel/ChaPmmrDZiN/?igshid=YmMyMTA2M2Y=