Kthjellimet dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet vranësira të shpeshta nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat malore duke rrezikuar mini stuhi breshëri dhe rrebeshe shiu në ekstremin Jugor dhe zonat Juglindore te vendit.

Po ashtu, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin duke sjellë herë pas here rrebeshe shiu.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten si në mëngjes po ashtu edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 34°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.

Pjesa më e madhe e kontinentit karakterizohet nga moti i qëndrueshëm KU kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante, më të theksuara ne brigjet e detit të zi dhe gadishullin Iberik ndërsa Europa veriore, pjesërisht qëndra si edhe gadishulli i Ballkanit do të dominohen nga vranësira dhe rrebeshe shiu. Po ashtu; Brigjet e Egjeut do të përjetojnë rrebeshe shiu si edhe mini stuhi të forta ere.

Paraditja do të nisë, me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në të gjithë territorin e Kosovës por pas- mesditës dhe në vijim do të ketë shtim të vranësirave në të gjithë rajonin e Kosovës duke krijuar mundësi për rrebeshe shiu në zonat kufitare me Shqipërinë.

MV për-gjatë paradites paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta por orët e pasdites do të shtim të vranësirave nëpër të gjithë MV, duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe mini stuhi ere dhe breshëri. Kjo situate e motit do të vijojë deri në mbrëmje vonë kur pritet përmirësim i motit.