Kreu i Partisë se Lirisë Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv në lidhje me marrëdhëniet me ambasadoren Yuri Kim, ku u shpreh se marrëdhënia e tij me SHBA ka qenë dhe do të jetë gjithmonë shumë e mirë.

I pyetur lidhur me deklaratën e fundit te bere nga ambasadorja Kim për reformën ne drejtësi, Meta tha se nuk asnjë mesazh te fshehte qe i atribuohet atij.

“Nuk ka se si të ketë mesazh të fshehur për mua, mesazhet e mia kanë qenë të hapur ndaj të gjithëve që kjo ka qenë reformë e dështuar. Është kapur prokuroria nga Edi Rama. Është vetë ai që në kongresin e fundit ku e bëri të qartë se SPAK është krijesë e PS-së. Ekzistencën e vetë ia detyroi partisë. Është e qartë se kush janë personat që i bëjnë presion drejtësisë. Shqipëria ka rënë 26 vende përsa i takon treguesit antikorrupsion. Është vendi i dytë në botë për dhënien dhe marrjen e ryshfetit pas Zambias. Marrëdhëniet e mia më SHBA kanë do jenë të shkëlqyera, kanë qenë dhe janë. Dy persona janë në Shqipëri që kanë probleme me SHBA, gruaja e Bilalit dhe tjetri, miku i Muzinit”, tha Meta.