Kreu i SPAK, Altin Dumani është takuar me ish-ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, gjatë vizitës së tij në SHBA.

Dumani ndodhet në SHBA në kuadër të eventit kundër korrupsionit, ku u nderua nga Departamenti i Shtetit si një ndër 10 kampionët e luftës kundër korrupsionit në mbarë botën.

Kim aktualisht mban postin e Zëvendës Ndihmës Sekretarja Kryesore në DASH.

“Zëvendës Ndihmës Sekretarja Kryesore Kim dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Kasanof iu bashkuan Sekretarit Blinken për të uruar drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme shqiptare Altin Dumani për çmimin Kampion kundër Korrupsionit. Zyrtarët në Uashington rikonfirmuan mbështetjen e fortë për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, njofton Ambasada Amerikane në Tiranë.