Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se vajza me të cilën u pa Ervis Martinaj për herë të fundit është një personazh publik.

Komentet Lala i bëri në një intervistë për Euroneës Albania, ku theksoi se Martinaj është parë për herë të fundit më 5 Gusht, në orën 21:15 në një hotel në Durrës.

Lala bëri me dije se Martinaj atë natë është parë së bashku me një vajzë, me të cilën dyshohet se ka kryer marrëdhënie intime natën e 5 Gushtit, ku kanë qëndruar në hotel dhe një ditë më pas janë larguar nga aty nën shoqërinë e Jeton Lamit.

“Në datën 5 gusht në orën 21 e 15 minuta me një mjet “Audi” Ervis Martinaj, Jeton Lami së bashku me një vajzë shumë të njohur, pra figurë publike, janë shfaqur në zonën e një hoteli shumë të njohur në Durrës. Lami ka zbritur nga automjeti, ka shkuar te recepsioni, ka pronotuar dhomën për të qëndruar Martinaj dhe vajza që kishte një marrëdhënie intime me të. Ata janë larguar në orën 10 e ca nga aty”, tregoi gazetarja.