Erla Mëhilli thotë se strategjia e Ramës me sulmet ndaj Metës është që ta shtyjë atë drejt PD.Sipas Mëhillit, Partia e Lirisë po synon të marrë elektorat të djathtë siç bëri LSI në zgjedhjet e 25 prillit.

Në kushtet kur gjykata nuk ka dhënë ende një vendim për PD, Meta mund ta përdorë situatën në PD në favor të tij, tha Mëhilli.

“Vendimi i gjykatës do të vendosë nëse PD do të detyrohet të dalë me një koalicion të përbashkët me Metën”, tha Mëhilli.