Erla Mëhilli ka treguar disa “sekrete” nga koha kur punonte si zëdhënsja e ish-kryeministrit Sali Berisha. E ftuar në emisionin “Goca&Gra”, Erla Mëhilli ka treguar se kur kishte kritika për të, Berisha e thërriste në emrin e postit që mbante.

“Sali Berisha, në marrëdhënie pune, kur ishte i nxehur me diçka të thërriste në profesion. Për shembull, zonja zëdhënëse. Nëse të thërriste kështu, dihej se kishte diçka që nuk shkonte. Këtu po më kritikonte se nuk e kisha marrë bashkëshortin me vete. Ishte festa e vitit të ri,”-u shpreh ajo.
Mëhilli, ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike ka mbajtur postin për 8 vite me radhë dhe ka qenë shumë aktive në politikë, duke bashkëpunuar me ish-kryeministrin Berisha.