Prej datës 21 qershor kemi hyrë zyrtarisht në shenjën e tyre, mirëpo jeni të sigurt që dini gjithçka për Gaforren? Mund të jeni mike të ngushta prej shumë vitesh, mirëpo në një moment mund t’ju duket sikur nuk e keni njohur kurrë. Është më se normale e gjitha kjo, shoqet Gaforre janë të tilla: të papara dhe speciale. Ja si t’i njihni ato:

1. Është shumë e ndjeshme: Mos ‘’guxoni’’ t’i thuash se je në pritje të ëmbël, apo që ke fituar bursën e studimit që prisje prej kohësh, pasi duhet kohë për ta qetësuar dhe fshirë lotët. Do t’i duket sikur po të humbet, që nuk do të shohë më dhe do të kujtojë të gjitha momentet që keni kaluar bashkë, d.m.th nga klasa e parë fillore deri tek zënka e para dy orëve në Messenger. Bëhu gati edhe për pllaquritje, d.m.th puthje e përqafime të njomura me lot, nuk ke ç’i bën, është e ndjeshme dhe pikë.

2. Është shumë e kujdesshme dhe e rezervuar: Mos provo t’i flasësh për të dashurin tënd të ri apo ndonjë detaj që diskutohet mes vajzash, do të ngrihet menjëherë nga tavolina. Ose thjesht do të vendosë kufjet e do të të injorojë. Gaforres nuk i pëlqejnë temat ‘’tabu’’ dhe dëshiron gjithmonë të shesë një jetë dinjitoze tek të tjerët. Të jetë e vërtetë vallë?