Moderatori Blendi Fevziu ka ironizuar lajmet se është marrë peng nga ushtarët rusë në kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës, ku edhe ndodhet për të raportuar situatën. Me ironi, Fevziu ka ndarë fotomontazhin, ndërsa shton me seriozitet se lufta duhet të përfundojë dhe të dy vendet duhet që të vendosin marrëdhënie miqësore mes tyre.

POSTIMI I PLOTË:
Me ne fund mora vesh nga lajmet qe jam zene rob ne Ukraine. Sic e shihni barku nuk le fare vend per performance ushtarake. Pa llogarit mungesen e flokeve qe ben te te thaje koka nga i ftohti. Gjithsesi zgjidhja me e mire e luftes do kishte qene qe ruset te dorezonin vertet armet dhe te refuzonin te luftonin kunder nje vendi me te cilin kane qene per vite vellezer dhe ndaj te cilit po kryejne nje agresion duke shkelur cdo traktat dhe te drejte nderkombetare. Dhe duke marre njekohesisht ne qafe edhe miliona ruse te thjeshte qe jane kunder kesaj lufte. #freeukraine