Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç gjatë konferencës së saj në vizitën në Mitrovicë u shpreh se u ndje si në vendin e saj nv Kosovë.
Sipas mediave serbe, Brnabiç ju përgjigj pyetjes së gazetares së Klan Kosovës e cila e pyeti sesi është ndjerë që ka kaluar kufirin mes Serbisë dhe Kosovës.
“Si u ndjeva kur kalova vijën administrative, të them të drejtën u ndjeva sikur isha në të drejtën time”- u përgjigj ajo.
Kështu është përgjigjur kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, kur një gazetare shqiptare nga “Klana Kosova” e ka pyetur se “si është ndjerë kur ka kaluar “kufirin” mes Serbisë dhe Kosovës”.
Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç lajmëroi më 1 shtator vizitën e saj në veri të Kosovës me leje të autoriteteve të vendit. Brnabiç shoqërohet në takim nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç. Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë që serbët vijnë në Kosovë, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitojnë Luginën e Preshevës.