Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë nga debatet që në nisje të seancës. Deputeti i grupit të Berishës, Edmond Spaho e akuzoi Lindita Nikollën për trajtimin që po i bën atij dhe pjesës tjetër.
Dua të sjell një problem që është bërë kronik. Për radhën e diskutimeve në parlament. Një grup deputetësh po e trajtoni si deputetë të njerkës.
Si armiq, sikur thotë Noka. Në cdo listë, ne jemi të renditur të fundit. Pse mbahet ky qëndrim? Nëse ju na keni caktuar të jemi të pavarur, kur unë nuk ndjehem. Na drejtoni të paktën me dinjitet. Alternojini te lista. Kjo është e turpshme” tha ai.
Në mbështetje të Spahos dolën edhe pjesa tjetër e deputetëve të grupit të Berishës, por Nikolla ndërhyri. “Nuk ka nevojë ta bëni kor aty”. “Ëmbëlsira në fund është”, ia priti Rama, Spahos, pasi deputeti u ankua se Nikolla e lë gjithmonë në fund.
Deputeti demokrat iu përgjigj ashpër Edi Ramës duke lëshuar gojën. “Ëmbëlsira më e madhe është t’ju dëgjojmë ju dhe për cdo gjë që thua hedh vetëm batuta dhe nuk habitem sepse me Saçin je rritur.
Te ura e Lanës e ke marrë edukatën. Je rritur me të gjithë rrugaçët dhe idiotët e Tiranës. Dhe kjo reflekton këtu si kryeministër i Shqipërisë” i tha ai. Por Rama e kaloi me të qeshura dhe batuta.