Ditën e martë Partia e Lirisë do të zhvillojë protestën e parë tek inceneratori i Tiranës.

Por a do të jenë deputetët e PD-së? Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma deklaroi se do mundohet të jetë prezente pasi të gjithë duhet të jenë nëpër protesta.

“Mesa të mundem do të jem prezent. Kjo nuk do të thotë se po them diçka në mbrojtje të dikujt.

Sot ne duhet të jemi pjesë e protestave sepse nuk ka mënyrë tjetër për të përballuar dëmin e kësaj keqqeverisje.

Unë nuk them që pushtetin ta marrim me dhunë. Por rezistenca popullore krijon thyerjen, valën”, tha Duma.