Presidenti Ilir Meta kërkoi nga klasa politike dhe veçanërisht nga shumica në qeveri që t’i përulet popullit që sot ishte në protestë përpara selisë së Kryeministrisë.

Gjithashtu, kreu i shtetit iu bashkua thirrjes së protestuesve për të liruar qytetarët e arrestuar në tre netët e revoltës në Tiranë dhe rrethe.

“Ky është populli ynë i jashtëzakonshëm, që meriton respekt dhe përulësi nga e gjithë klasa politike!

Lironi studentët, gratë dhe rininë tonë patriotike” shkruan Meta.