Brenda shtëpisë kalonin shumë mirë.

Madje Donald dhe Pm ishin ajo dyshja fantastike që përçonin vetëm pozitivitet dhe të qeshura tek banorët tjerë.

Shoqëria e tyre pritej të vazhdonte edhe jashtë shtëpisë pasi ishin shumë të afërt.

Mirëpo, mbrëmë u befasuan të gjithë. Pm, Dagz, dhe Donaldi me Elgitin perfrormuan në të njëjtin klub nate në Prishtinë por nuk postuan asnjë foto të përbashkët.

Derisa në prapaskenë nuk dihet si mund të ketë shkuar raporti i dyshes.

Mbase kjo pas asaj ‘tradhtie’ që Donaldi brenda BBV nuk e kishte shpëtuar Dagzin në nominimin në zingjir, ose për shkak të raporteve jo dhe aq të lakmueshme që ka ai me Einxhel.

Sidoqoftë mbrëmë djemat argëtuan pa masë publikun në kryeqytetin e Kosovës.