Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma foli pas dorëheqjes nga të gjitha postet në selinë blu. Zonja Duma e pyetur nga gazetarët, nëse mendon të kandidojë për kryetare të PD, tha se nuk është qëllimi i saj.

“Shumica e grupit të PD ka kërkuar që partia të shkojë drejt zgjedhjeve. Nuk më shkon ndërmend të kandidoj tani, dua që të kthehet debati real dhe të dëgjojnë që ka një shpresë. Besoj se si çdo gjë në jetë ka zhvillime, etapa, një minimum dhe maksimum, tani situata ka shkuar në maksimum dhe PD nuk mund të mbahet kur nuk ka mbështetjen e shumicës”.

Duma tha se PD-ja duhet të ecë përpara dhe jo pas, duke iu përgjigjur kështu edhe ftesës së Berishës për t’iu bashkuar deputetëve të Komisionit të Rithemelimit.

“Të gjitha vendimet që kemi marrë në momentin që duhet ta çojmë PD drejt suksesit, perëndimit, partnerëve strategjikë”, tha Duma.