Korrespondenti mbretëror i BBC-së, Nicholas Witchell, tha se Meghan Markle nuk udhëtoi në Balmoral me bashkëshortin e saj, Princin Harry, për shkak të frikës se anëtarët e tjerë të familjes mbretërore nuk do t’i bënin asaj një “mirëseardhje të ngrohtë”.
Dukesha e Sussexit qëndroi në Londër pasi vendosi të mos udhëtonte në Skoci me Harryn, në atë që mediat britanike e përshkruan si një “ndryshim plani” të vonuar.
Harry dhe Meghan fillimisht thanë se do të udhëtonin në Skoci së bashku rreth orës 13:38 – rreth një orë pasi familja mbretërore njoftoi se mjekët ishin “të shqetësuar” për shëndetin e Mbretëresha Elizabeth III.
Megjithatë, rreth orës 16:30, burime pranë çiftit u thanë gazetarëve se Meghan nuk do të udhëtonte me burrin e saj në Balmoral. Këtë më vonë e ka konfirmuar edhe Omid Scobi, gazetari që konsiderohet “miqësor” me çiftin mbretëror.
Në një postim befasues në Twitter, Scobie e krahasoi atë me Dukeshën e Kembrixhit, Kate Middleton. Gjegjësisht, më herët ishte bërë e ditur se Kate do të qëndrojë në Windsor me fëmijët e saj George, Charlotte dhe Louis, të cilët ditën e parë në shkollën e re e kishin të enjten.
Agjencia kryesore kombëtare e lajmeve britanike njoftoi në orën 16:39 se Dukesha e Sussex nuk do të udhëtojë me Princin Harry për në Balmoral.
Nuk është e qartë nëse dukeshës së Sussex-it iu tha që të mos vinte nga familja mbretërore apo nëse ajo zgjodhi të qëndronte larg, si dukesha e Kembrixhit. Një ekspert mbretëror tha se arsyeja e mundshme ishte se Meghan nuk do të ndihej e mirëpritur.
Burime pranë çiftit thonë se ajo më vonë mund të bashkohet me Harry-n në Skoci.