Janë dy nga moderatoret më të përfolura të momentit, Luana Vjollca dhe Bora Zemani. Për ata që i ndjekin së fundmi duket se moderatoret nuk i lidh asgjë, por në fakt nuk është kështu.
Luana dhe Bora dikur kanë qenë mikesha shumë të ngushta, ndërsa së shpejti do të jenë përballë njëra-tjetrës në të njëjtën ditë dhe të njëjtin orar (prime-time).
Lufta mes tyre do të jetë e ashpër jo vetëm në ekran por edhe me klikime e ndjekës në mediat sociale.
Si po shkon miqësia e tyre nuk dihet, duke qenë se as nuk i kemi parë e dëgjuar më së bashku.
Ndërkohë, fotot e Borës me Luanën tregojnë si ajo ka qenë para operacioneve plastike.
Sot Bora konsiderohet si një nga femrat më seksi, por në fotot e para disa viteve me Luanën duket një vajzë normale.