Fermerët e zonës së Shën Pjetrës në rrethin e Fierit po përballen me çmimin e ulët të grurit gjë që ka krijuar stok në magazina.
Në një intervistë për Fax News, Vilson Sika, një fermer i ri 26 vjecar shprehet se cmimi i grurit aktualisht është 40 lek per kilogram , tepër i ulët përballë shpenzimeve të shumta që nevojiten për këtë kulture bujqësore.
Ndër të tjera ai shprehet:
Çmimin e plerave e kemi marrë ne kulm,tek shitja vjen tregtari dhe tallet me mallin tonë.
Vjen koha e korrjes dhe ne magazinat i kemi plotë , i marrin import nga jashtë dhe e marrin me shtrenjtë thonë nuk ka prodhim ne zonën tonë.I bëjmë thirrje shtetit të marri masat me ccmimet që jep për plehrat naftën.
Tashmë jemi duke punuar për tregtarët pohon fermeri dhe në këto kushte falimentimi do të braktisim tokat dhe do të largohemi në emigracion.