Kantautori Federik Ndoci, është shprehur se injoranca në ditët e sotme po kthehet në monument.

I ftuar në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Ndoci theksoi se rinia nuk është e edukuar mirë, ndërsa u shpreh kritik për flamurin me yll që u shfaq në festivalin “Sunny Hill”, duke thënë se një fenomen i tillë duhet të dënohet

“Është paradoksi i kohërave. Injoranca po kthehet në monument. Po harrohet thelbi kryesor, ne s’kemi rini të edukuar sot. Nuk edukohet rinia duke vendosur në shesh flamuj me yll. Këto janë fenomene që duhen dënuar”, – theksoi Ndoci.