Zinku është nutrien esencial i cili është i domosdoshëm për funksionim të drejtë të sistemit të imunitetit dhe metabolizmit
Edhe pse na duhen vetëm sasi të vogla, zinku është minerali më i bollshëm në trupat tanë pas hekurit.
Sasi të mjaftueshme zinku mund të merren nëpërmjet ushqimit, posaçërisht është e rëndësishme që t’i përkushtojnë kujdes në sezonin e ftohjeve, viruseve dhe gripit, transmeton Telegrafi.
Sistemi ynë imunitar paraqet një armatë qelizash dhe mekanizmash mbrojtës të nevojshëm për luftën kundër baktereve dhe viruseve të cilët mund të çojnë në infeksione, ndërsa zinku është jashtëzakonisht i rëndësishëm për forcimin e imunitetit.
Cilat janë shenjat e mungesës së zinkut?
ftohjet dhe infeksionet e shpeshta
thatësi dhe vrazhdësi e lëkurës
shërimin e ngadalshëm të plagëve, rënien e flokëve (përfshirë qimet e vetullave dhe qerpikëve)
humbje oreksi dhe humbje peshe e papritur
përshtatje e vështirë e syve me errësirën
sjellje apatike, harrese dhe ndjenja depresive
impotencë dhe infertilitet (të dy gjinitë)
Burimet vegane të zinkut janë thekonet e tharmit nutritiv, të cilat kanë sasi të mëdha zinku nga 6 mg në një lugë supe. Po ashtu, vetëm dy lugë fara kungulli dhe 2 lugë fara luledielli të hedhura mbi ushqimin e kafjallit do të sigurojnë 3,5 mg zink. Shtoni një grusht shqeme për 1.8 mg të tjera.
Tempeh është një produkt soje i fermentuar dhe është një shtesë e shkëlqyer për çdo dietë për shkak të pasurisë së saj me proteina, si dhe 1.8 mg zink për 100 g. Nëse ju pëlqen quinoa ose orizi kaf, qëndroni të qetë duke ditur se do të merrni 1.6 mg zink me çdo porcion. Shtimi i drithërave si quinoa ose orizi kaf në dietën tuaj është një mënyrë e shkëlqyer për të shtuar zink në vaktet tuaja.
Burime të tjera të zinkut janë buka integrale, kuskusi, farat e susamit, fasulet e pjekura, kikirikët, tërshëra, farat e kërpit, spinaqi, qiqrat, thjerrëzat, kërpudhat, arrat dhe tofu.
Ka shumë ushqime bimore që ofrojnë zink, dhe këto janë ushqime që zakonisht konsumohen në një dietë të plotë, me bazë bimore. Nëse ndiqni një dietë vegane, ngrënia e ushqimeve të plota bimore në vend të ushqimeve të përpunuara sa më shumë që të mundeni, do të mbështesë marrjen tuaj të lëndëve ushqyese jetike.