Deputeti i PD, Saimir Korreshi do të bëhet baba për të dytën herë. Këtë lajm, ai e ka bërë të ditur nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.

Në videon e publikuar është momenti kur deputeti i rrethuar nga të afërmit e tij, ka zbuluar gjininë e foshnjës që pritet të vijë në korrik të vitit tjetër.

Pasi çau tullumbacet, Korreshi përqafohet me bashkëshorten dhe zbulon se foshnja që presin të vijë në jetë do jetë djalë.

Në statusin e shpërndarë, Korreshi shkruan: Korriku qe vjen do jete me i nxehte!